Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Speciale publikon dosjen e plotë mbi 200 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit


Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar dosjen e plotë mbi 200 faqe me të gjitha aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Jakup

Dosja prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gazeta Telegrafi.com shkruan se dosja në fjalë përmban, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi është marrë më 26 tetor të vitit 2020, por që është publikuar një muaj më pas, saktësisht më 30 nëntor.

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Në këtë dosje, jepen gjithashtu edhe datat, vendet dhe detaje të tjera.

Në pikën 142 të kësaj aktakuze, thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.”

Pos kësaj, në bazë të konkluzioneve të nxjerra nga Dhomat e Specializuara, krime të tilla pretendohet se janë kryer në qendra të tjera të paraburgimit dhe në veri të Shqipërisë, kundër të paktën 392 individëve, nga prilli i 1998-s deri në gusht të vitit 1999.

Dosjen e plotë në anglisht mund ta lexoni duke klikuar këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *