Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen këshilltari i Trumpit për pandeminë, Scott Atlas


Jep dorëheqjen, këshilltari special i presidentit amerikan Donald Trump për koronavirusin, Scott Atlas.

Pas falenderoi Trumpin, Atlas tha se ai në punën e tij “gjithmonë ishte mbështetur në shkencën dhe provat më të fundit pa ndonjë konsideratë politike ose ndikim”, citon BBC.

Gjatë katër muajve të tij në këtë rol, Dr Atlas vuri në dyshim nevojën për maska ​​dhe masa të tjera për të kontrolluar pandeminë.

Ai gjithashtu u përplas vazhdimisht me anëtarët e tjerë të Task Forcës së vendosur kundër koronavirusit.

Radiologu u bashkua me Task Forcën në muajin gusht. Përveçse vuri në dyshim dobinë e maskave ai ishte dhe kundër bllokimeve dhe promovoi idenë e imunitetit të tufës.

Eksperti tjetër i shëndetit publik si Dr Anthony Fauci e kishte akuzuar Dr Atlas se i kishte dhënë Presidentit Trump informacion të rremë në lidhje me përhapjen e virusit.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Dr Atlas tha se këshillat e tij ishin “përqendruar gjithmonë në minimizimin e të gjitha dëmeve nga pandemia dhe vetë politikat strukturore, veçanërisht për klasën punëtore dhe të varfërit”.

Ai gjithashtu foli për “shkëmbimin e lirë të ideve që çojnë në të vërtetat shkencore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *