Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për shtyp foli për situatën e pandemisë si edhe për masat në përballimin e saj.
Hoti vlerësoi se gjendja e shkaktuar nga koronavirusi është mjaft serioze por që institucionet e kanë në kontroll.
“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”-tha kryeministri.
Hoti gjithashtu lajëmroi se shkollat do të marrin pushime të gjata si një masë për ndihmën në luftën për mos përhapjen e koronavirusit.
Kështu, kryeministri i Kosovës lajmëroi se shkollat do mbyllen në 18 dhjetor dhe do hapen në 18 janar.
Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.