Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas një aksioni për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Policia thotë se në aksionin e fundit kanë kapur duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës 3 persona në rrugën e Dajtit.
3 mjetet me lëndë drusore janë sekuestruar nga policia. Brenda tyre ishin rreth 12 metër kub lëndë drusore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës.
Në përfundim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.