Shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton do të humbasë garën për Çmimin e Madh të Sakhir që zhvillohet këtë fundjavë në Bahrein, pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Ekipi i tij i “Mercedes”-it tha që Hamilton kishte shfaqur simptoma të lehta të hënën në mëngjes.
Britaniku bëhet shoferi i tretë që rezulton pozitiv për virusin këtë sezon pas Sergio Perez dhe Lance Stroll.
“Ekipi Mercedes-AMG Petronas F1 me keqardhje njofton se Lewis Hamilton ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e Sakhir GP të kësaj fundjave.”– thuhet në një deklaratë të ekipit.
Më tej thuhet se Hamilton u testua tre herë javën e kaluar dhe në të tjera herët kishte marrë një rezultat negative. Mirëpo pasi mëngjesin e së hënës kishte shfaqur simptoma të ;lehta, ishte testuar përsëri.
“Sidoqoftë ai u zgjua të hënën në mëngjes me simptoma të lehta dhe u informua në të njëjtën kohë që një kontakt i tij para mbërritjes në Bahrein kishte rezultuar pozitiv. Lewis, pra, bëri një test të mëtejshëm dhe mori një rezultat pozitiv.”- thotë ekipi, citon Mirror.
Më tej thuhet se Hamilton po qëndron në karantinë, sipas udhëzimeve të autoritetit të shëndetit publik në Bahrein. Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë.