Luan Daci ka deklaruar pas vendimit të gjykatës se do e apelojë atë.
Ai theksoi se gjatë gjithë jetës e karrierës së tij nuk ka falsifikuar asnjë dokument.
Gjykata e Posaçme e dënoni me gjashtë muaj burg ish-anëtarin e KPA-së pasi sipas prokurorisë, ai ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.
“S’kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli.” – tha Daci.