Mbretëresha Elisabeth II po kërkon një anëtar të ri të stafit për ta ndihmuar në menaxhimin e ditarëve dhe hartimin e korrespondencës në Pallatin Mbretëror.
Që kur pozicioni i lirë i punës u reklamua në LinkedIn, mbretëresha ma marrë më shumë se 200 aplikime për rolin e Asistentit Personal. Të paktën kështu shkruajnë mediet britanike.
Në njoftim shpjegohet se kandidati duhet të jetë një Asistent Personal për individët e nivelit të bordit dhe të ketë përvojë të gjerë në menaxhimin e ditarit.
Në varësi të përvojës, paga që ofrohet është deri në 35,000 paund në vit për të punuar 37.5 orë në javë.
Asistenti personal duhet të jetë në gjendje të ndërlidhet me njerëz në të gjitha nivelet brenda organizatës dhe nga jashtë, si dhe i duhet të udhëtojë kur i kërkohet.
I përzgjedhuri do duhet që të fillojë punë që në janar dhe të firmosë një kontratë 2-vjeçare. Data e fundit për aplikimet është e premtja e 4 dhjetorit.