Rita Ora ka pranuar se ka bërë një “gabim serioz” pasi u ndëshkua pse kishte organizuar një festë për 30-vjetorin e saj të lindjes në restorantin e saj në Londër.
Sipas “Daily Mail”-it, këngëtarja kishte ftuar të paktën shtatë miq në restorantin Casa Cruz në Notting Hill ku ata festuan “deri në orët e para” të së dielës në mëngjes.
Policia thuhet se e ndëshkoi Ritën me një gjobë prej 10,000 paundësh për shkeljen e rregullave të bllokimit. Që atëherë Ora e ka pranuar gabimin e saj, duke e përshkruar atë si një “gabim serioz dhe të pafalshëm”.
“Përshëndetje të gjithëve, unë organizova një mbledhje të vogël me disa miq për të festuar ditëlindjen time të 30-të.”- shkroi ajo në Instagram pasi mediat nisën ta sulmonin.
“Ishte një nxitje e momentit kur vendimi u mor me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga bllokimi dhe kjo do të ishte në rregull. Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik “.– shkruan Rita.
Ajo vazhdon:“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.”
Një burim i afërt me këngëtaren tha për Mail: “Rita e di se veprimet e saj ishin të gabuara, prandaj ajo e ka paguar vullnetarisht gjobën 10,000 paund. Ajo shpreson se kjo do të shkojë disi në kompensimin e gabimit të saj. “
Në festën e saj, ishin të pranishme modelet Cara dhe Poppy Delevingne, Vas Morgan, dhe motra e Ritës, Elena.