Pasi kaloi Covidin, gjendja e ish-kryeministri Silvio Berlusconi është përkeqësuar dhe mjekët e tij e kanë këshilluar që të pushojë.
Il Messaggero shkruan se sipas mjekëve Berlusconi ka nevojë për një periudhë “pushimi absolut” në shtëpi, duke i ndaluar dhe aktivitetin politik.
Ajo që i shqetëson mjekët janë problemet kardiake, pasi atij po i shfaqen një formë “brazioni artial” i muskujve të zemrës.
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Federico Ceçoni gjatë seancës së fundit gjyqësor për procesin “Ruby ter”.
Ai tha se mjekët që i këshilluan atij “pushim absolut në shtëpi, të mos lëvizte dhe të mos kryente veprimtari”. Problemet kardiake, Berlusconi i ka patur prej vitesh. Në qershor të vitit 2016, pas një anomalie serioze kardiake ish-kryeministri i ishte nënshtruar një operacioni për të zëvendësuar valvulën e aortës.