Vendosni fjalën kyçe....

Po çonte fëmijët në shkollë, plagoset me armë 43-vjeçari në Lezhë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në nisje të muajit në Lezhë, ku një qytetar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në kodër të fshatit Balldre ku është qëlluar me dy plumba në këmbë shtetasi Hil Gjini.

43-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, kur një bashkëfshatar i tij i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.

I dyshuari sipas policisë është shtetasi me inicialet Gj.Gj., banor i fshatit Balldre.

“Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.”- njofton policia.

Gjini ka qëndruar në automjetin e tij më fëmijët dhe bashkëshorten derisa ka mbërritur policia dhe autoambulanca. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *