Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria dha ndihmën më të ulët” – Basha komenton raportin e FMN-së: Shqiptarët meritojnë më shumë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të publikuar ditën e djeshme, ku thuhej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.

Basha thotë se ky raport konfirmon atë që opozita i ka kërkuar qeverisë për muaj me radhë.

 “Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: ‘Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor’. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!”– shkruan kryedemokrati.

Basha shprehet se shqiptarët meritojnë më shumë nga qeveria e tyre.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.”– shprehet Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *