Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin Luan Daci


Shpallet pretenca për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Daci u pezullua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi kishte fshehur një vendim për shkarkimin e tij në vitin 1997, kur ka aplikuar për të qenë anëtar në këtë strukturë.

“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997 “, deklaroi SPAK. Pas pezullimit, Luan Daci u zëvendësua nga Ina Rama.

Avokatët e gjyqtarit, Andi Duraj dhe Jordan Daci e kanë cilësuar si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të gjykatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *