Një aksident në Dibër i ka marrë jetën një 34 vjeçari dhe ka lënë të plagosur tre persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kastriot-Arras. 34-vjeçari që ndërroi jetë ishte duke udhëtuar në automjetin tip Opel që drejtohej nga 26 vjeçari L.Gj.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët janë dërguar në spital.
“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“-thuhet në njoftimin e policisë.