Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja kanadeze kthehet në transgjinore, nga Ellen bëhet Elliot


Aktorja Ellen Page, e cila luan në serialin e Netflix-it të titulluar ‘The Umbrella Academy ’dhe është nominuar për një çmim “Oskar” për rolin e saj në filmin ‘Juno ’, ka njoftuar se është transgjinore dhe e ka ndryshuar emrin e saj në Elliot Page.

Aktorja 33-vjeçare kanadeze, e cila është martuar me balerinën Emma Portner, shkroi në rrjetet sociale të martën në mëngjes: “Përshëndetje miq, unë dua të ndaj me ju se jam transgjinore, përemrat e mi janë ai / ata dhe emri im është Elliot.”

Ajo vazhdon: “Nuk mund të filloj të shpreh sa e mrekullueshme është ndjesia të dua më në fund atë që jam mjaftueshëm sa për të ndjekur vetveten time autentike”.

“Unë jam frymëzuar pafundësisht nga kaq shumë në komunitetin trans. Faleminderit për guximin tuaj, zemërgjerësinë tuaj dhe duke punën e vazhdueshme për ta bërë këtë botë një vend më gjithëpërfshirës dhe të dhembshur”.

Page tani përdor përemrin “ai”.

Tanimë Elliot, thotë se megjithëse ai është “i lumtur” për zbulimin e identitetit të tij transgjinor, ka frikë nga invaziviteti, urrejtja, shakatë dhe dhuna që do të pasojnë.

“Për udhëheqësit politikë që punojnë për të kriminalizuar kujdesin shëndetësor trans dhe për të mohuar të drejtën tonë për të ekzistuar, dhe për të gjithë ata me një platformë masive që vazhdojnë të flasin me armiqësi ndaj komunitetit trans, ju keni gjak në duar.”– tha Page.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @elliotpage

Përkundrazi, Page mori vlerësime dhe mbështetje në mediat sociale dhe postimi i saj në “Instagram” mori më shumë se 1.2 milion pëlqime në pesë orët e para.

Madje përdoruesit e Twitter-it kërcënuan me shaka se do të dhunonin këdo që i referohet Page me përemër të gabuar ose me emrin e mëparshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *