Kreu i grupit parlamentar të PS-s, Balla, ka thënë ditën e sotme se se shtyrja e bisedimeve për çeljen e negociatave mes BE-së nga njëra anë dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut vjen si shkak i veto së Bullgarisë në përplasjet e saj me Shkupin zyrtar.
“Nuk duhet të harrojmë se Gjermania flet duke sjellë të gjithë sensibilitetet e vendeve anëtare. Ne rast se ka vende siç është diskutimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut të cilët në Coreper kanë përdorur të drejten e vetos për të caktuar datën e konferencës së parë ndërkombëtare kjo tregon se nuk ka një konsensus mes 27 vendeve.” – tha Balla.
Ai shtoi se vendimi për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk ka të bëjë me ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë.
Sipas Ballës, Berlini ka pasur në vijimësi dëshirën që kjo konferencë të mbahet në dhjetor të këtij viti.
“Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë, Gjermania në çdo moment ka pasur dëshirën që konferenca ndërqeveritare të mbahet në dhjetor të këtij viti në përfundim të presidencës gjermane. Në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj për Gjykatën Kushtetuese dhe në ditët në vijim Shqipëria do të ketë një ligj për mediat.” – shtoi Balla.