Covid-19 kishte infektuar njerëz në SHBA, përpara se Kina të raportonte rastet e saj të para më 31 dhjetor 2019, ka zbuluar hulumtimi nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Kryqi i Kuq Amerikan.
Mjekët amerikanë regjistruan zyrtarisht pacientin e tyre të parë Covid-19 më 19 janar 2020, por gjetjet në një studim të botuar në revistën ‘Sëmundjet Klinike Infektive’ sugjerojnë se virusi mund të ketë qarkulluar në SHBA para kësaj periudhe.
Studiuesit studiuan pothuajse 7,400 dhurime të gjakut të bëra në nëntë shtete të SHBA-së midis 13 dhjetorit 2019 dhe 17 janarit 2020. Provat e antitrupave Covid-19, prania e të cilave sugjerojnë se një person kishte kontaktuar me virusin, ishin të pranishme në 106 prej mostrave, sipas studimit.
Kjo do të thotë që koronavirusi mund të ketë qenë në SHBA një muaj para se të shihte rastin e tij të parë të konfirmuar dhe disa javë para se autoritetet kineze të njoftonin infeksionin në qytetin e Wuhan.
Analiza e të dhënave të spitalit nga e gjithë SHBA-ja në fund të vitit 2019 tregoi gjithashtu një rritje të pacientëve me grip, shumë prej të cilëve kishin ‘kollë të fortë’ dhe simptoma të tjera të rënda të rrugëve të frymëmarrjes.