Kontrolle të zakonshme kufitare do të nisin së realizuari për të ndalur francezët që të mos shkojnë në shtetin fqinj, Zvicër, në skijim, ka thënë kryeministri i Francës, Jean Castex.
Franca, bashkë me Gjermaninë dhe Italinë, janë duke ndalur punën e teleferikëve në kohën e Krishtlindjes për të ndalur përhapjen e koronavirusit, mirëpo në Zvicër qendrat e skijimit veçse janë të hapura.
Sezoni i skijimit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është periudhë e rëndësishme për ekonominë e shumicës së vendeve evropiane.
Castex ka thënë se është detyra e tij që të mbrojë qytetarët.
“Përfundimi që duhet të merrni është ‘Unë nuk po shkoj në Zvicër’”, ka thënë ai për kanalin BFMTV, të mërkurën, duke shtuar se secili që shkon në këtë shtet, do të përballet me masë të karantinës në kthim.
Megjithatë, Zvicra, nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, derisa Austria dhe Spanja, nuk kanë shprehur gatishmëri për mbyllje të tërësishme të qendrave të skijimit.
Në Zvicër situata është ende e paqartë.
Zonat e Alpeve dëshirojnë të minimizojnë kufizimet, mirëpo qeveria do të vendosë të premten, nëse do të vendosë kufizim ndaj vizitorëve.
Austria ka njoftuar të mërkurën se skijimi do të lejohet nga 24 dhjetori.
Megjithatë, hotelet austriake do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar dhe masat e karantinës për shtetet që kanë mbi 100 raste për 100,000 banorë, pritet të kufizojnë rëndë vizita nga vendet e huaja.