Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth statusit të Vjosa Osmanit, ku e kishte quajtur si njeri që nuk ka asnjë pikë njerëzillëku.
Mustafa tha se gjuha të cilën e kishte përdorur Osmani është gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës dhe sipas tij, asaj që i është ofruar përparësi maksimale në LDK është shprehur me një gjuhë shumë e rëndë.
“Kjo gjuhë më duket sikur gjuhë e zërit të popoullit të kohës së komunizimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Gjuhë shumë e rëndë, gjuhë të cilën as nuk e përdor, as nuk është gjuhë që ne e praktikojmë si gjuhë komunikimi mes vete. Një njeri që ne i kemi dhënë përparësi maksimale, i kemi ofruar çdo gjë në LDK, tani të shprehet me këtë gjuhë, për kryetarin e LDK-së, nuk e meriton as të diskutohet për të”, tha Mustafa.
Madje ai tha se nëse Osmani qenka aq e fortë, le të provojë të konkurojë pa LDK-në dhe le ta sheh se sa vota mundet me i pas.
“Meqë Vjosa Osmani qenka aq e fortë, aq e madhe, e aq e vlefshme tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota i ka pa LDK-në. E ftoj ta provojë, nëse don me e provu”, tha Mustafa, shkruan Gazeta Express.