Vendosni fjalën kyçe....

“Jam berber, skulpturën e kam hobi”- flet autori i shtatores së Adem Jasharit (VIDEO)


Shtatorja e re e Adem Jasharit e cila u prezantua për festat e nëntorit në Prizren nuk u prit mirë nga publiku.

E pas shumë kritikash, autori Alban Buxhovi ka vendosur të flasë për emisionin “Frontal” në T7.

Buxhovi tha se në profesion nuk është skulptor por berber dhe se skulpturën e ka thjesht hobi.

Ai pranoi se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka një punishte.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime… Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi.

Shtatorja e “Adem Jasharit” e cila u prezantua më 28 nëntor para një qendre tregtare në Prizren, u largua për ripunim pas kritikave të shumta që mori.

Shtatorja e Adem Jasharit nuk ishte e vetmja që u diskutua aq shumë në rrjetet sociale. Gjithashtu edhe shtatorja e re e Skënderbeut, me autor Sinan Alijën. E përbashkëta e dy shtatoreve ishin përmasat e gabuara trupore të heronjve, që paraqiten me këmbë të shkurtra.

Por shtatoret me këmbë të shkurtra duket se nuk janë një fenomen i ri. Me përmasa të ngjashme është punuar edhe shtatorja e Ismet Jasharit, e prezantuar në vitin 2017, po ashtu edhe ajo e Skënderbeut e vitit 2003 në Dibër të Madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *