Gjykata e Apelit Administrativ, ka hedhur poshtë kërkesë-padinë e Jurgen Papandiles për përjashtimin nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i bëri disa ditë më parë.
Me këtë vendim të Apelit Administrativ i hapet rruga që KED-ja të çojë në adresë të Presidentit dy emrat e kualifikuar për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Eugen Papandile më herët ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese.