Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti Teknik merr vendimin: Masat për Covidin mbeten në fuqi me afat të pacaktuar


Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat kundër Covidit të miratuara më 11 nëntor, duke paralajmëruar se nëse situate përkeqësohet do ketë edhe masa shtesë.

Kështu pavarësisht se sot ka skaduar afati 3 javor i orës policore, qarkullimi pas orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit do të vijojë të mbetet i ndaluar.

“Komiteti i Ekspertëve sot bëri një analizë të thelluar dhe në mbledhjen e zhviilluar pak më parë, Komiteti mori vendimin unanim për t’i vijuar këto masa.

Pra do vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet. konferencat, ceremonitë e festive, ceremonitë martesore dhe organizimi i ceremonive mortore përtej atyre familjare.

Do të vazhdojë të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00. Përjashtim bëjnë emergjencat dhe arsyet e punës.

Do të vijojë të ketë kufizim të bareve dhe restoranteve dhe fast Food nga ora 22:00-06:00, përveç shërbimit delivery.

Administrata do vijojë të punojë nga shtëpia, universitetet do vijojnë mësimin online. Shkollat do të vazhdojnë me mësimin e alternuar fizik dhe ato online.

Të gjitha këto masa do të jenë pa afat dhe do të vijojë të analizohet situata epidemiologjike në vazhdimësi, duke i ndjekur me shumë kujdes efikasitetin, dhe atë tendencën e lehtë positive, që është vënë re javën e fundit në lidhje me numrin e rasteve të reja që ka një tendencë rënieje.”– deklaroi zv.ministrja Mira Rakaçolli.

Zv.ministrja më pas la të hapur mundësinë e vendosjes së masave të tjera shtesë në vazhdim: “Duhet theksuar se kjo situatë është dinamike dhe nëse kjo situatë dinamike do të rëndohet mundet që të vlerësojmë edhe masa të tjera shtesë”

 

Ekspertja e ISHP-së Eugena Tominit tha se rastet me Covid në vend vijojnë të lenë të larta.

Sipas saj, Tirana kryeson me numrin më të lartë të infeksioneve e pasuar nga Gjirokastra dhe Lezha.

“Incidenca dy javore e rasteve të konfirmuara vijon të jetë e lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje rasteve. Dhe kjo është 1.2 herë më ulët se një javë më parë.

Duhet të theksohet që qarku që mban peshën më të madhe është Tirana e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Vazhdon të jetë i lartë niveli i riskut.

Po përvijon ky lloj intensiteti edhe për vetë faktin e masave që duken të thjeshta në dukje por të rëndësishme për t’u zbatuar.

Java e fundit ka treguar një ndikim të masave shtrënguese. Kjo po përvijohet të vlerësojë situatën në vijim”, tha Tomini./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *