Vendosni fjalën kyçe....

Makina futet me shpejtësi mes turmës së njerëzve në qytetin gjerman, pesë viktima


Një makinë është futur në mes të një zone këmbësorësh në qytetin gjerman të Trier-it, duke vrarë pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë nëntë javëshe.

BBC shkruan se shoferi ishte një 51-vjeçar vendas, i cili është arrestuar. Prokurori tha se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli.

Autoritetet e kanë hedhur poshtë mundësinë që incidenti të kishte pas motive politike ose fetare.

Kryebashkiaku i qytetit e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa u hodhën në ajër nga makina që udhëtonte me shpejtësi të madhe në rrugët drejt portës së famshme romake të qytetit, Porta Nigra.

Një zëdhënës policia tha se incidenti ndodhi rreth orës 13:45 të së djeshmes dhe i dyshuari e drejtoi makinën për 1 km “duke goditur njerëz në mënyrë të rastësishme gjatë rrugës së tij” para se të ndalohej nga një makinë policie.

Viktimat ishin tre gra të moshës 25, 52 dhe 73-vjeçare. Policia tha se humbën jetën gjithashtu një foshnjë 9 javëshe dhe babai 45-vjeçar i foshnjës. Gruaja dhe djali i tij një vjeç u plagosën dhe u shtruan në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *