Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka hedhur postë akuzat e kreut të PD-së, Basha, për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.
Gjatë fjalës së tij si anëtar i Komitetit të Ekspertëve, ai tha se arsyeja e vdekjes së një pacienti sqarohet në skedën e vdekjes dhe në këtë çështje nuk ka asnjë artific.
Ai shtoi se ndryshimi i vetëm është shkaku parësor apo dytësor duke sqaruar edhe deklaratën e tij.
“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë artific. Asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut. Kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me insuficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë.” – tha ai.