Sot kthehet në Shqipëri trajneri i Kukësit Skënder Gega, i cili po trajtohej në një spital në Turqi kundër koronavirusit.
Klubi sportive ka njoftuar se tekniku ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan një përmirësim të ndjeshëm.
Tanimë, ai pritet t’i bashkohet së shpejti ekipit.
“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.
Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!”– njofton F.K Kukësi.
Trajneri 57-vjeçar i nënkampionëve të vendit prej disa ditësh po kurohej në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi.
Për fat të mirë, falë ndihmës mjekësore ai e kaloi pjesën më serioze të sëmundjes.