Britania është bërë kombi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 për përdorim të gjerë. Vaksina pritet të vihet në përdorim që javën e ardhshme.
“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Shëndetit (MHRA) për të miratuar vaksinën Cfid-19 të Pfizer-BioNTech për përdorim.” – thuhet në një deklaratë nga autoritetet britanike.
Me Britaninë që regjistron më shumë se 1.6 milionë raste me koronavirus dhe mbi 59,000 vdekje, MHRA ka lëvizur me shpejtësi rekord për të dhënë autorizim urgjent për vaksinën në vetëm një javë. Agjencia mori të dhënat përfundimtare nga Pfizer-BioNTech vetëm më 23 nëntor.
Vaksina, e cila, sipas shpikësve, ofron 95 për qind mbrojtje nga virusi, por duhet të ruhet në minus 70 gradë Celsius, do të shohë një përdodim të shpejtë në Britaninë e Madhe.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se vaksinimi në vend do të fillojë javën e ardhshme, duke shtuar se ‘është një lajm shumë i mirë’. Grupet e cënueshme, përfshirë banorët e azileve, të cilat janë goditur më rëndë gjatë pandemisë, pritet ta bëjnë të parët vaksinën.
Britania e Madhe ka porositur 40 milionë doza të vaksinës, të zhvilluara bashkërisht nga firmat bioteknike të SHBA-së dhe Gjermanisë. Do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, pasi kërkohen dy injeksione.