Pasi i kanë dhënë besim trajnerit Zidan në prag të ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Realit të Madridit pritet të rinovojnë kontratën me mbrojtësin Sergio Ramos.
Siç shkruan ‘Marca’, bisedimet kanë nisur dhe pritet të përfundojnë në ditët e ardhshme.
34-vjeçari është pjesë e ‘galaktikëve’ që prej sezonit 2005 dhe është një nga pikat më të forta të ekipit.
Me Realin e Madridit, mbrojtësi ka fituar 5 tituj kampion në Spanjë, 2 Kupa Mbreti, 4 superkupa të Spanjës, 4 Liga Kampionësh, 3 Superkupa të Europës dhe 4 Botërorë klubesh.