Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë të shoqëruar për atentatin ndaj 27-vjeçarit në Vlorë


Të tjera detaje të reja bëhen të ditura në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit në Vlorë, ku humbi jetën një 27-vjeçar.

Balkanweb” raporton se autorët i kanë zënë pritë të riut Benjamin Boshani dhe ishin të sigurit që ai do të kalonte në atë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Benjamin Boshani po lëvizte me makinën e tij kur papritmas është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe tetë prej plumbave e kanë kapur.

Pas të shtënave, makina ka dalë jashtë rruge dhe qytetarët që e kanë parë kanë lajmëruar policinë.

Policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen deri më tani, por ende nuk dihet se kush mund të jenë autorët. Një nga pistat që policia po heton është ajo e larjes së hesapeve për pazare droge.

Kjo pasi 27-vjeçari pak ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali për trafik droge.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë kanë folur për mediet dhe fqinjët e të riut.

Ata thonë se familja e tij ishte e mirë dhe se 27-vjeçarin nuk e njihnin për person problematik. “Djalin e kam njohur. Ka qenë shumë i mirë po aq e njihnim ne. Nuk dimë gjë nëse fëmijët e tij ishin në këtë udhë. Por djali duhet të ketë bërë diçka se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam krismat por menduam se ishin fishekzjarre” – tha një banor për Report TV.

Një tjetër fqinje tha gjithashtu që e njohnin “për djalë të mirë e të qetë dhe të shkolluar”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *