Një 44-vjeçar është arrestuar në Fushë-Krujë, pasi mbante në makinë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Shtetasi me inicialet P.L nga Tirana, u ndalua gjatë një kontrolli të policisë dhe në bagazhin e makinës së tij iu gjetën plot 38 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike, automjetin tip “Volkswagen” si dhe 2 aparate celularre.
DETAJET E POLICISË
Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni i koduar “Nënkalimi”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.