Një aksident ka ndodhur këtë paradite në zonën e Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksident është përfshirë një kamion i cili ka çarë trafik-ndarësen, siç e tregojnë edhe pamjet e publikuara nga LSA.
Nuk dihen ende nëse ka persona të lënduar apo shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi ngjarjen.
Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë- Durrës, që shkon deri në 5 kilometra.