Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Edhe Italia e Zelanda e Re kanë pasur probleme me rindërtimin pas tërmeteve


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha gjatë seancës së sotme se Shqipëria po ecën me ritme të mira për sa iu përket rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai foli për marrëveshjen e nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe të cilën e cilësoi si tejet të rëndësishme.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, numri dy i PS-së, solli si shembuj Italinë e Zelandën e Re, që pas tërmeteve respektive kanë pasur probleme me rindërtimin e banesave.

“Marrëveshja me Emiratete  Bashkuara Arabe është mjaft e rëndësishme për procesin e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në Italinë fqinje, në zonën e Akuilës ku numri i ndërtesave të prishura e që nuk janë rindërtuar ende është shumë i madh. Edhe në Zelandën e Re, një vend me një nga ekonomitë më të mira, pas tërmetit në një qytet para disa kohësh, ka një pjesë të qytetit që nuk është ndërtuar ende. Shqipëria që ka një ekonomi të pakrahasueshme me vendet që përmenda ka vënë një buxhet të konsiderueshëm për rindërtimin. Nëse s’do e kishim rikuperuar ekonominë pas vitit 2013, nuk do kishim pasur mundësi për këtë.” – tha ndër të tjera Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *