Bota ka vite që po lëviz drejt makinave plotësisht autonome.
Në Kinë, një kompani sapo u afrua edhe më shumë për ta bërë atë realitet. “AutoX”, një kompani e mbështetur nga Alibaba (BABA), njoftoi se kishte hapur ‘robotaksitë’ plotësisht pa shofer në rrugët publike në Shenzhen.
Kompania tha se ishte e para në Kinë që e bënë, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm.
Më parë, kompanitë që operonin mjete autonome në rrugët publike në vend ishin të kufizuara nga paralajmërime të rrepta, të cilat kërkonin që ato të kishin një shofer sigurie brenda.
Ky program është i ndryshëm. Në Shenzhen, AutoX ka hequr plotësisht shoferin rezervë ose çdo operator të largët për flotën e saj lokale prej 25 makinash, tha ai. Qeveria nuk e kufizon se ku operon AutoX në qytet, megjithëse kompania tha se ata janë përqëndruar në zonën e qendrës së qytetit.
Kompania lëshoi një video të mjetit të saj – një Fiat Chrysler Pacifica – duke lëvizur vetë nëpër zonën në qendër të qytetit, ku tegohen udhëtarët që hyjnë brenda.