Gjiganti i mediave sociale Facebook thotë se do godasë ‘keqinformimin’ mbi vaksinën Covid-19 dhe do të heqë ‘pretendimet e rreme’ të postuara në Facebook ose Instagram të cilat do të jenë përcaktuar si të tilla nga ekspertët e shëndetit publik.
Në një postim të kompanisë të enjten, Facebook tha se do të luftonte dezinformimin rreth vaksinave Covid-19 ndërsa bota përgatitet për shpërndarjen e një numri të tyre kundër sëmundjes.
Politika e mëparshme e Facebook ishte vetëm heqja e pretendimeve në lidhje me Covid-19, të cilat tha se mund të çojnë në ‘dëm fizik’.
Të enjten, ajo tha se lëvizja e re ishte një zgjatje e angazhimit të saj për të ‘hequr dezinformimin në lidhje me virusin që mund të çojë në dëmtime të afërt fizike. Kjo mund të përfshijë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë, efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave’.
“Për shembull, ne do të heqim pretendimet e rreme se vaksinat COVID-19 përmbajnë mikroçip, ose ndonjë gjë tjetër që nuk është në listën zyrtare të përbërësve të vaksinave.”
Facebook shtoi se do të ‘hiqte teoritë e konspiracionit në lidhje me vaksinat COVID-19 për të cilat ne e dimë se sot janë false’ të tilla si pretendimi se ‘popullata specifike po përdoren pa pëlqimin e tyre për të provuar sigurinë e vaksinës’.
Në nëntor, kompania raportoi se kishte hequr 12 milion copë dezinformata në lidhje me Covid-19 në shtatë muaj, sipas udhëzimeve të saj të brendshme.