Vendosni fjalën kyçe....

Fauci kritikon Britaninë për miratimin e nxituar të vaksinës


Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer për koronavirusin.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes,” i tha ai Fox News. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen“.

Britania ka mbrojtur procesin dhe tha se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) shqyrtoi të dhënat paraprake mbi provat e vaksinave që datojnë nga qershori.

“Asnjë vaksinë nuk do të autorizohet për furnizim në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk përmbushen standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit,” tha rregullatori.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *