Mes kreut të partisë më të re Thurje Endri Shabani dhe pedagogut Agron Gjekmarkaj ka ndodhur një përplasje gjatë debatit në emisionin “Open”.
Debati nisi pasi Gjekmarkaj tha se partitë e vogla i shërbejnë Ramës pasi që synojnë të marrin vota nga opozita.
Shabani e quajti të turpshme etiketimin e Gjekmarkaj duke iu drejtuar se edhe ai mund të quhet shërbëtor i Ramës.
Debati:
Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.
Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.
Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.
Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.
Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.
Gjekmarkaj: S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.
Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse smë voton mua, nuk voton fare.