Vendosni fjalën kyçe....

Greqia shtyn hapjen e kufirit të Kapshticës deri më 14 dhjetor


Greqia ka shtyrë hapjen e pikës kufitare të Kapshticës deri më 14 dhjetor, pavarësisht se në fillim ishte planifikuar që kufiri të qëndronte i mbyllur deri në 4 dhjetor.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë kanë njoftuar qytetarët për këtë shtyrje afati, duke iu bërë thirrje që të shmangin këtë pikë kufitare për të udhëtuar në Greqi.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *