Vendosni fjalën kyçe....

Greqia zgjat karantinën kombëtare deri më 14 dhjetor


Qeveria greke ka zgjatur karantinën në vend deri në mes të dhjetorit, pasi numri i infeksioneve të reja, intubacioneve dhe vdekjeve nga Covid-19 në vend nuk është lehtësuar ende sa duhet.

Kjo është zgjatja e dytë për masat kufizuese të cilat fillimisht pritej të mbaronin më 30 nëntor.

“Sipas të dhënave të fundit, ekziston një stabilizim apo edhe zvogëlim i infeksioneve të reja që, megjithatë, është më i ngadaltë se sa pritej. Në nivel kombëtar, ne shohim më shumë largime sesa pranime të pacientëve në spitale. Sidoqoftë, shumë spitale në Greqinë veriore ende po ndiejnë presion të rëndë. Me këtë informacion, bëhet e qartë se rihapja graduale e aktivitetit ekonomik dhe shoqëror do shtyhet më tej.” – tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Masat kufizuese do të zbatohen deri në orën 6 të mëngjesit më 14 dhjetor.

“Shtrirja e masave të përgjithshme ekzistuese shihet si e domosdoshme pasi ngarkesa virale mbetet e lartë. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit dhe jetës publike.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *