Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare, ish-presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing.
BBC shkruan se ai vdiq si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
D’Estaing ka qenë presidenti i Francës nga viti 1974 deri në 1981 dhe një nga arkitektët e integrimit europian. Një politikan i qendrës së djathtë, pro-Evropës, Giscard d’Estaing gjithashtu liberalizoi ligjet mbi divorcin, abortin dhe kontracepsionin gjatë shtatë viteve të tij në pushtet.
Presidenti Emmanuel Macron tha se presidenca e tij kishte transformuar Francën dhe drejtimi i tij ende drejtonte rrugën e vendit.
“Një shërbëtor i shtetit, një politikan i përparimit dhe lirisë, vdekja e tij ka zhytur në zi vendin e kombit francez.”- tha Macron në një deklaratë.
Familja e ish-presidentit të ndjerë tha se funerali i tij do të bëhej me një grup të ngushtë.