Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës dhe miraton komisionin për raportin e Dick Marty-t


Ashtu siç pritej, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Metës për Ligjin e Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tyre, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla e ministri i Brendshëm, Lleshaj, thanë se Meta po bën politikë me dekretet dhe se kthimi i ligjit prej tij ishte një akt politik e jo juridik.

Po kështu, është miratuar sot ngritja e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty-t. Ky komision do drejtohet nga deputeti Ulsi Manja i PS-së, ndërsa nga kjo e fundit do jenë pjesë e komisionit Alket Hyseni, Klotidla Bushka, Adnor Shameti e Ermonela Felaj.

Opozita parlamentare do përfaqësohet në komision nga Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Rroshi e Elena Xhina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *