Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Makina e ministrit kushton më pak se e një punonjësi policie, ka kushtuar vetëm 49 mijë euro


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është përgjigjur për çmimin e makinës luksoze të blerë nga institucioni që ai drejton për funksionin e qarkullimit të titullarit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Debati:

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *