Një raport nga NATO-ja e ka akuzuar Rusinë për kërcënimin e interesave perëndimore nga Oqeani Atlantik në Oqeanin Arktik, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i bllokut u bën thirrje anëtarëve të përshkallëzojnë praninë e tyre në kufijtë e Moskës zyrtare.
Analiza, botuar të mërkurën, argumentoi se Moska përfshihet në ‘politika sulmuese dhe veprim agresive’, të cilat kanë ndikuar negativisht në sigurinë e zonës Euro-Atlantike.
“Në planin afatgjatë deri në vitin 2030, Rusia ka të ngjarë të mbetet kërcënimi kryesor ushtarak për Aleancën e Atlantikut të Veriut.” – thonë autorët e raportit.
Ai shtoi se Moska urdhëron shpesh ‘operacione ushtarake frikësuese në afërsi të NATO-s’.
Komentet vijnë vetëm dy ditë pasi kreu i organizatës, Jens Stoltenberg, tha në një konferencë shtypi se anëtarët duhet të forcojnë më tej praninë e tyre në kufijtë e Rusisë në gadishullin e Krimesë dhe Detin e Zi dhe folën për një nevojë për të rritur praninë e tyre detare në rajon.