Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse keni perceptimin se Rama s’e ka qejf Shkodrën, investimet tregojnë të kundërtën”- Beqaj nga Kuvendi


Ish- ministri Ilir Meqaj ka komentuar akuzat e opozitës se qeveria e ka lënë pas dore Shkodrën.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Beqaj tha se investimet në qytetin verior kanë treguar të kundërtën, pavarësisht perceptimit të krijuar nga opozita.

“2020 po i afrohet fundi, pa më të voglin dyshim ka qenë një vit shumë i vështirë, pa e mbledhur veten nga tërmeti u përballëm me pandeminë, dëmet e tërmetit do i rikuperojmë të gjitha, çfarë është bërë 13 mijë e 400 familje kanë marrë bonus qiraje, pasojat e pandemisë do duhen kohë që të shuhen. Këtë vit e gjithë bota ishte e ndalur, financimi për të zhvilluar kapacitet turistike të vendit, tregon se përtej emergjencat tregon se jemi të vendosur që t’i çojmë përpara vendin. Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik. Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh. Nëse ju keni perceptimin se qeveria e Edi Ramës nuk ka qejf Shkodrën, investimet tregojnë të kundërtën.”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *