Ai e di, por ju nuk do ta mësoni të vërtetën nga ish-presidenti Barack Obama. Gjatë një interviste, ish-presidenti amerikan ka zbuluar se gjatë kohës që ishte në detyrë ka pyetur se çfarë di qeveria për alienët, por nuk do të tregojë kurrë se çfarë mësoi.
Obama u mor në pyetje për atë informacion të klasifikuar që ai kërkoi gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë me Stephen Colbert këtë javë.
“Sigurisht që pyeta për këtë.”– zbuloi Obama kur Colbert e pyeti për UFO-t, citon RT.
“Dhe?”-vazhdoi intervistuesi.
“Nuk mund t’ju them.”- u përgjigj Obama duke shtuar me një buzëqeshje: “Më vjen keq”.
Colbert e interpretoi qëndrimin e Obamës si një konfirmim të heshtur se ne nuk jemi të vetëm në këtë univers: “Në rregull, unë do ta marr si një PO. Sepse nëse nuk do të kishte, ju do të thoni se nuk ka pasur asnjë UFO.”
Ish-presidenti vazhdoi: “Je i lirë ta mendosh këtë”.
Obama nuk është i vetmi ish-president i SHBA-ve që kënaqet duke folur për alienët në intervista. Në fillim të këtij viti, Bill Clinton i tha moderatorit Jimmy Kimmel se ai nuk do të “habitej” nëse alienët ekzistojnë.