Organizatori i festës famëkeqe për shkeljen e rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi në Bruksel pretendon se të gjithë pjesëmarrësit ishin jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe se ai ishte i lumtur që një i Parlamentit Evropian kishte qenë i pranishëm.
Duke folur për mediat lokale, David Manzheley pranon se ai rregullisht organizon orgji në banesën e tij. Por ai e mohon ta ketë njohur më parë europarlamentarin hungarez 59-vjeçar Jozsef Szajer, i cili dha dorëheqjen pas skandalit të orgjisë homoseksuale në Bruksel ku morën pjesë 25 burra.
“Unë nuk e njoh këtë njeri. Ai është një mik i një shoku. Në ahengjet e mia, unë gjithmonë ftoj disa miq, të cilët nga ana tjetër sjellin disa miq, dhe pastaj ne argëtohemi së bashku.”– thotë Manzheley. “Ne flasim pak, pimë pak – si në një kafene. I vetmi ndryshim është se, ndërkohë ne gjithashtu bëjmë seks.”
Szajer thuhet se u përpoq t’i shpëtonte policisë kur u prishi festën, por ai u shoqërua në paraburgim e më pas në banesë ku u tregoi pasaportën diplomatike.
Duke kujtuar momentin kur u kapën mat, Manzheley thotë se fqinjët e tij duhet ta kenë raportuar atë pasi oficerë të shumtë të policisë hynë në banesën e tij.
“Papritmas, kishte shumë policë në dhomën time të ndenjes. Bërtisnin: ‘Kartat e identitetit! Tani! ’Por ne nuk kishim veshur as mbathje. Si mund ta tregonim kartën tonë të identitetit? Ata ishin shumë të poshtër dhe thanë gjëra të tmerrshme për homoseksualët.”– tha Manzheley për oficerët, citon RT.
Ai shtoi se të gjithë pjesëmarrësit në orgji kishin marrë masat paraprake maksimale të mundshme, duke deklaruar se kishte madje dy infermierë të pranishëm.
Mbledhjet e më shumë se katër personave janë të ndaluara në Belgjikë ku janë vendosur rregulla të rrepta në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19.