Vendosni fjalën kyçe....

“Qëndroni në shtëpi” – Kryebashkiaku demokrat u jep këshilla banorëve nga pushimet në Meksikë


Kryebashkiaku i Austinit, Steve Adler u tha qytetarëve se duhej të qëndronin në shtëpi ose në të kundërt do të përballeshin me bllokime të reja nëse rastet e koronavirusit vazhdonin të rriteshin. Mirëpo ai nuk e përmendi se vetë po fliste nga një shtëpi pushimi në Cabo San Lucas.

“Ne duhet të qëndrojmë në shtëpi nëse mundeni. Kjo nuk është koha për t’u çlodhur. Ne do ta shohim nga afër. … Ne mund të duhet të mbyllim gjërat nëse nuk jemi të kujdesshëm.”-u tha kryebashkiaku demokrat banorëve të Austinit (në Teksas) në një video më 9 nëntor.

Ai nuk e përmendi faktin se ai vetë po fliste nga një vendpushim bregdetar meksikan, ku kishte shkuar për dasmën e vajzës së tij.

Pasi ky fakt u bë publik, Adler kërkoi falje.

“Jam penduar për këtë udhëtim.”- tha ai, citon RT. “Frika ime është se ky udhëtim, edhe sikur të ketë ndodhur gjatë një periudhe më të sigurt, mund të përdoret nga disa si justifikim për sjellje të rrezikshme. Megjithëse nuk shkelte asnjë rregull, kjo la një shembull të keq për të cilin kërkoj falje. “

Adler mohoi që ai të kishte thyer ndonjë rregull duke përmendur se nuk kishte asnjë rekomandim për njerëzit, që të mos udhëtonin gjatë asaj periudhe. Ndërkohë në dasmën e vajzës së tij në ishin 20 njerëz të pranishëm ndërsa ekspertët në Austin këshillonin mbledhje me jo më shumë se dhjetë vetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *