Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria ashpërson masat për mashtrimin dhe linçimin në media


Qeveria ka vendosur ashpërsimin e masave për mashtrimin dhe linçimin në media.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar disa propozime për ndryshimin në Kodin Penal, ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes, mashtrimit e linçimit me anë të postimeve në rrjetet sociale, shkruan Abc News.

Nëse dikush poston materiale në rrjetet sociale dhe ato konsiderohen shpifje nga gjykata, atëherë personi në fjalë do ndëshkohet me gjobë.

Sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, gjobat duhet të jenë nga 50.000 deri në 1.5 milion lekë.

“Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.” – thuhet në pikën ‘a’ të nenit 227 të Kodit Penal.

Në rast se materiali i cilësuar si shpifje shpërndarhet përmes medias audio vizive apo atyre online, dënimi dyfishohet dhe krahas gazetarit dënohet edhe drejtuesi i tij apo administratori i medias.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.” – vijon pika ‘b’ e të njëjtit nen.

Për sa i përket montazheve, Kodi Penal pritet të parashikojë ndëshkim me burg ndaj personave që shpërndajnë montazhe foto apo video për persona apo institucione.

Ligji aplikohet në rastet kur personi apo media që ka shpërndarë montazhin nuk thekson se bëhet fjalë për një montim.

“Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.” – thuhet në draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Neni 227

Shpifja

  1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.
  2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.
  3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.
  4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
  5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
  6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
  7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Neni 238

Cënimi i imazhit të personit

  1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
  2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *