Vendosni fjalën kyçe....

Qytetet problematike me krimin, Lleshaj: Është legjendë për Vlorën por raportimet e policisë nuk e thonë


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë për emisionin “Opinion” foli për krimin dhe qytetet që kanë më shumë problem me rendin.

Sipas Lleshajt, Tirana ka numrin më të lartë të kriminalistetit për shkak të popullsisë së madhe. Në listë janë edhe Elbasani, Shkodra dhe Vlora.

Për Vlorë, ministri tha se është legjendë se është qytet me kriminalitet të lartë, pasi raportimet e policisë nuk e raportojnë të njëjtin realitet.

Në pikëpamje statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit sepse ka dhe popullsinë të më madhe. Është e shpërndarë në fakt për shkak të raportit të popullsisë. Por kanë rënë në sy edhe Elbasani, Shkodra, Vlora. Mendoj se meriton trajtim serioz kjo çështje. Është bërë një legjendë e madhe për Vlorën, por nga raportimet e policisë nuk rezulton e tillë”-tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *