Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme përballë moderatorit Alfred Lela në emisionin Politik ON/OFF ka folur për qarkullimin e lajmit se është përgatitur një ligj kundër memeve.
Rama tha ligji i qarkulluar në media nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është marrë nga vendet evropiane.
Sipas kryeministrit të ndalosh memet është e pamundur dhe teorikisht dhe praktikisht.
“Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e quaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë.
Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t’ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t’u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve”-tha Rama.