Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Holanda nuk do të hapen negociatat sepse ka zgjedhje në mars


Kryeministri Edi Rama ka komentuar qasjen e Holandës për bllokimin e hapjes së kornizës së negociatave nga BE-ja për Shqipërisë.

Sipas Ramës negociatat nuk hapen sepse Holanda ka zgjedhje në mars, ndërsa tha se deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore.

Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Haptazi nuk e kundërmojnë 10 vende. Thelbi këtu është se BE nuk merr dot veprim nëse nuk janë të gjithë dakord. Historia nuk është se procesi nuk është i lidhur me çfarë bëjmë ne, përsa kohë një vend ose 5 vende kanë agjendën e tyre elektorale.

Ka zgjedhje në mars në Holandë. Jo sa herë bllokohemi ne, se është çështje e narrativave të brendshme. Gjatë gjithë kohësh kështu do të jetë ky proces.

Merkeli nuk premton dot negociata, sepse nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera. Sigurisht që Holanda nuk e do sepse ka zgjedhje në mars. Tani nuk flas dot, por do t’i them kur të  shkruaj ndonjë libër”-deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *