Vendosni fjalën kyçe....

SHBA kritika ndaj Turqisë në takimin e NATO-s, shkak blerja e armëve ruse


Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo përdori takimin e fundit të NATO-s këtë javë për të kritikuar ashpër Turqinë.

Pompeo deklaroi se “fakti që ajo bleu sistemin e armëve ruse është një dhuratë për Moskën”, raporton reuters.

Kjo u konfirmua nga pesë diplomatë dhe zyrtarë të paemëruar, duke deklaruar se amerikani tha në një video konferencë me Ministrat e Jashtëm, e cila nuk ishte e hapur për publikun, se Turqia po minon sigurinë e NATO-s dhe krijon paqëndrueshmëri në Mesdhe shkaku i mosmarrëveshjes me Greqinë dhe Qipron për rezervat e gazit.

Pompeo, i cili po largohet nga posti i Sekretarit të Shtetit në janar të vitit 2021, i tha Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu se Turqia ka gabuar me dërgimin e mercenarëve sirianë në Libi, si dhe konfliktin për Nagorni-Karabakun.

Ndryshe, një zyrtar amerikan që dëshiroi të ishte anonim, pohoi se ishte “një diskutim i sinqertë pas dyerve të mbyllura”, por ai nuk pranoi të fliste për detajet.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Turqisë që të zgjidh çështjen e S-400 (sistemi rus i armëve), për të ndaluar përdorimin e luftëtarëve sirianë në konfliktet e huaja dhe për të ndaluar veprimet provokuese në Mesdheu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *