Vendosni fjalën kyçe....

“Vetë dhëmbët i rregullojnë në klinika europiane” – Valteri sulmon liderët politikë shqiptarë për mos hapjen e negociatave


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Halit Valteri ka ngritur akuza ndaj maxhorancës si dhe ndaj opozitës jashtëparlamentare lidhur me shtyrjen e cceljes së negociatave.

Ai thotë se vetë liderët e partive politike edhe dhëmbët i rregullojnë në klinika europiane jashtë vendit.

nga foltorja e Kuvendit ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë por dhe opozitës jashtëparlamentare sa i takon shtyrjes së çeljes së negociatave me BE. Ai pohoi se vendi ka përfunduar në duart 4 pak oligarkëve, ndërkohë që për integrimin e vendit nuk punojnë.

Sipas Valterit, negociatat nuk do të hapen nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë.

 “Pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do të jetë për shumë kohë një vend që nuk do të parapëlqehet për investimet e huaja dhe kjo vjen për shkak të mos transparencës në prokurimet publike Kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek krimi dhe të fortët. Vetëm një grup personash në vend kanë të drejtën të investojnë dhe të reklamohen si biznesmen. Ndaj i shtyhen çdo vit Shqipërisë bisedimet për BE, pasi këta e kanë kthyer vendin si çiflig të tyre.

S’mund të hapen negociata sa kohë që Damian Gjinkuri qëndron i patrazuar në Kuvend dhe bëjnë marrëveshje me PD-në, ka shkaktuar tërmet kudo, ta mbledhim mendjen se s’mund të ndodhë integrimi në BE pa çuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë. Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej kushteve është që të korruptuarit të çohen para drejtësisë.

Në Shqipëri, Rama, Basha, Meta, nuk kanë asnjë interes që Shqipërua të integrohet në BE.

Për çfarë do ta dëshirojë Basha, Kryemadhi e Rama integrimin e vendit në BE? Kur dhe për dhëmbët shkojnë në klinika europiane jashtë. Dimri i dytë erdhi dhe shqiptarët janë ende në çadra. Kurse Rama e Basha vuajnë për klikime. Ftoj zonjën Olsa Muhameti që të ftojë zotin Rama dhe Basha në emision. Ata vuajnë për klikime, dhe ai emision i ka kapur 100 milion klikime.”, tha deputeti Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *